Flash

Koronavirusi në Shqipëri/ Meta: Nuk mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore

Lapsi.al 30 August 2021
Koronavirusi në Shqipëri/ Meta: Nuk mbahet nën kontroll me

Shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19, dhe gjithashtu i numri të vdekjeve ditore, ka sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Pak orë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa të reja kufizuese, presidenti tha se duhen masa të tjera efektive.

“Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht. Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë”, shkroi presidenti në llogarinë e tij në Facebook.

 

Kreu i shtetit thekson se situata sipas tij nuk mund të mbahet nën kontroll vetëm me orë policore. Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë fondet për sistemin shëndetësor, teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI