Flash

E rëndë situata në Kosovë, 20 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 30 August 2021
E rëndë situata në Kosovë, 20 të vdekur nga Covid-19

Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI