Flash

Shqiptari qëllon 7 herë me thikë një rumun, arrestohet nga policia italiane

Lapsi.al 29 August 2021
Shqiptari qëllon 7 herë me thikë një rumun, arrestohet nga

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi sulmoi me thikë pa asnjë arsye një 62-vjeçar nga Rumania. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Ladispoli, kur shqiptari nxori thikën dhe sulmoi personin tjetër, duke i shkaktuar 7 plagë në trup.

E gjithë skena është parë nga shumë persona, të cilët ishin të pranishëm në rrugë.

Menjëherë mbërriti policia, e cila pasi mori dëshmitë nisi kërkimin për arrestimin e 48-vjeçarit.

Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku më pas u bë e mundur të zbulohej edhe thika e autorit, ndërsa pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja u kap edhe 48-vjeçari shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se autori jo vetëm që ishte person me precedent penal, por kohët e fundit ai ishte larguar nga burgu. Ndërkohë, rezulton që të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet e sulmit, që çoi në plagosjen e një shtetasi rumun.

 

 

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

Kamioni përplas vajzën e mitur në “Astir”

Një fëmijë i mitur është përplasur mbrëmjen e sotme nga një kamion në zonën e “Astirit” rreth orës 19:00. Qytetarët i kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë së mitu...

19:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI