Flash

I shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari nga Tepelena

Lapsi.al 29 August 2021
I shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Greqia

F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri është arrestuar nga policia greke. Blutë bëjnë me dije se ai është ekstraduar në vendin tonë ku do të gjykohet për vrasje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

44-vjeçari është dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Fierit për këto tre vepra penale. Pas mbërritjes në Rinas ai i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njofton policia.

 

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI