Flash

Arrin në 457 numri i afganëve në Shqipëri, Rama i gëzuar prej lavdërimeve të ndërkombëtarëve: Flasin me admirim

Lapsi.al 29 August 2021
Arrin në 457 numri i afganëve në Shqipëri, Rama i

Kryeministri Edi Rama reagon pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afganistan.

Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta. Përgëzimet e ndërkombëtarëve duket se e ngazëllejnë më shumë se çdo gjë tjetër, kryeministrin.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar? #KrenarpërShqipërinë??”, shkruan Rama.

 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina përplas motorin

Një aksident është shënuar rreth orës 20:30 në Lunogmare të Vlorës. Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e aksidentit.  I lënduari ë...

21:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI