Flash

COVID-19 në Shqipëri/ Shifra të larta infektimesh në vend, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 28 August 2021
COVID-19 në Shqipëri/ Shifra të larta infektimesh në vend, 3

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën epidemiologjike në vend. Në njoftim thuhet se nga 4063 testime për koronavirus janë konfirmuar 905 raste të reja. Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistrur 3 humbje jete. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me Covid-in këta qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu njoftohet se janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI