Flash

Sulmi terrorist në Kabul, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ul flamurin në gjysmë shtizë

Lapsi.al 27 August 2021
Sulmi terrorist në Kabul, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ul

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin pas sulmit në aeroportin e Kabulit. Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, ambasada njofton se sot vajtojnë amerikanët e ekipit të shërbimit që humbën jetën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin jetë.

Po ashtu, në njoftimin e Ambasadës thuhet se sot vajtohet edhe për afganët që humbën jetën apo janë plagosur në sulmet. SHBA shpreh edhe mirënjohjen për mikpritjen e “pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj” për iniciativën e strehimit të një grupi të madh qytetarësh afganë. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës falenderohet populli shqiptarë për mikpritjen e bërë ndaj afganëve të cilët ndodhen në vështirësi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI