Flash

Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi, dy të arrestuar

Lapsi.al 27 August 2021
Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi, dy të arrestuar

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar më shumë se një ton kokainë. Policia tha se 2 persona janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga autoritetet, raportojnë mediat lokale. Sipas raportimeve droga është sekuestruar në një kamion me banane në Mojanovići, një fshat pranë Podgoricës. Autoritetet malazeze kishin informacion për dërgesën, por kishin lënë vetë kamionin të kalonte në portin e Tivarit, për të zbuluar destinacionin përfundimtar.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në Malin e Zi. Sasia e mëparshme rekord ishte regjistruar në vitin 2014, ku një sasi prej 250 kilogramësh ishte sekuestruar në portin e Tivarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI