Flash

Rama mbledh sonte grupin parlamentar, diskutohen objektivat e mandatit të tretë

Lapsi.al 27 August 2021
Rama mbledh sonte grupin parlamentar, diskutohen objektivat e mandatit të

Kryeministri Edi Rama pritet që pasditen e sotme të mbledhë grupin parlamentar. Mbledhja mësohet se do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 19:00.  Darka vjen në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe formimit të qeverisë së re. Ende nuk dihen detaje, por në fokus të kësaj mbledhje pritet të jenë objektivat e mandatit të tretë qeverisës.  Dy ditë më parë, në mbledhjen e fundit të kabinetit, Rama i bëri një përmbledhje punës 4-vjeçare të ministrave. Vlerësimet më të mëdha kreu i qeverisë i dha për ministren Ogerta Manastirliu, Belinda Ballukun, Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin, ndërsa më kritik u shfaq ndaj Blendi Klosit dhe Evis Kushit.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë grupi i vjetër parlamentar, po ashtu edhe grupi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI