Flash

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e “Land Rover”

Lapsi.al 27 August 2021
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e

Policia ka vënë nën pranga shtetasen Rexhina Çelhaka, e cila u përfshi ditën e djeshme në aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 persona. Çelhaka, 22 vjeçe, ishte shoferja e cila drejtonte mjetin ‘Land Rover’ që i preu rrugën furgonit që ra në greminë në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër ku humbën jetën 5 persona. Hetimet në lidhje me aksidentin vazhdojnë, ndërsa ende nuk bëhet me dije shaku i kësaj ngjarje të rëndë. Sakaq, në dëshminë e vajzave italiane që ishin pasagjere në mjetin ‘Land Rover’ që drejtohej nga 22-vjeçarja, thuhet se Çelhaka ka frenuar për të shmangur aksidentin, por mjeti ra në greminë për shkak të lagështirës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, shtetasi B. P., banues së Sarandë, pasagjerët F. K., 77 vjeç, D. K., 72 vjeçe,T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI