Flash

Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit/ U ekzekutua me tre plumba në kokë, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 25 August 2021
Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit/ U ekzekutua me tre plumba në kokë,

Ngjarja e ndodhur më datë 21.08.2021, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Xh. B. është zbardhur. Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ky shtetas ka qenë i dënuar disa herë më parë në fushën e krimeve kundër pronës.

"Në kuadër të operacionit u bë e mundur që në zonën e “Bllokut”, Tiranë, të kapej dhe të arrestohej në flagrancë shtetasi Bledar Selmanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në Tiranë, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë", thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e qytetit bregdetar po ashtu njoftojnë se kanë sekuestruar armën e krimit me të cilën autori kreu vrasjen e 25-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale janë marrë gjithashtu: 1 tjetër armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 2 aparate celular, një shumë parash dhe veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë vrasjes.

Të këshilluara

Rikthehen shirat, ulen temperaturat në vend

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vr...

07:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI