Kryeministri Edi Rama ka dalë dalë në një konferencë për mediat për të folur për përmbylljen e mandatit të dytë qeverisës. Gjatë konferencës, kryeministri ka njoftuar se shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes.
Sipas kryeqeveritarit, kjo kërkesë erdhi si rrjedhojë e shtimit të numrit të personave të infektuar me variantin Delta të Covid-19. Rama tha se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.