Flash

Shpërndante droge në Tiranë, lihet në burg efektivi i RENEA-s

Lapsi.al 24 August 2021
Shpërndante droge në Tiranë, lihet në burg efektivi i

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Real Lulin, efektivin e RENEA-s, të akuzuar për shpërndarje të drogës në kryeqytet. Në burg u lanë edhe dy personat e tjerë të arrestuar nga i njëjti operacion, Jurgen Luli dhe Gevi Spaho. Para gjykatës, efektivi i RENEA-s nuk ka mohuar përfshirjen e tij në shpërndarjen e drogës, por ka përjashtuar dy të tjeret, duke pretenduar se ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë veprimtari.

Sipas prokurorisë, Luli është mbajtur disa muaj ne përgjim telefonik dhe në vëzhgim ambiental. Për llogari të hetimit, në dy raste tek efektivi është kryer një blerje e simuluar e dozave të kokainës, ku ai i ka shitur drogë një të infiltruari.

Efektivi i RENEA-s u arrestua më 20 gusht pasi së bashku me 4 persona të tjerë, kishin krijuar një rrjet që shpërndante kokainë dhe hashash në zona të ndryshme të Tiranës. Grupi vepronte kryesisht në zonat e “Parkut të autobusave”, Kombinat, “Misto Mame”, Yzberisht dhe “Qyteti i Nxënësve”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI