Flash

Komentuesit ‘i sulen’ Ramës se ‘barazoi’ Dua Lipën me Brogovic/ Kryeministri: Thashë të vërtetën e hidhur

Lapsi.al 24 August 2021
Komentuesit ‘i sulen’ Ramës se ‘barazoi’ Dua

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës së djeshme. Dje kreu i qeverisë tha se një serb që i hakërret Dua Lipës në rrjetet sociale vetëm sepse ajo është një kosovare krenare, nuk ndryshon askund me shqiptarët që iu sulën Bregoviç-it dhe kjo u mor si një mënyrë barazimi mes saj dhe Bregoviç.

Ndërsa sot, Rama shkruan se nuk ka bërë asnjë krahasim mes Dua Lipës dhe Goran Bregovicv por ka thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë.

“Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI