Flash

Dhunoi dhe tentoi të vrasë të birin me thikë, arrestohet 47-vjeçari

Lapsi.al 24 August 2021
Dhunoi dhe tentoi të vrasë të birin me thikë, arrestohet

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje, duke arrestuar një 47-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Vlorë, pasi ka kanosur me thikë djalin e tij, ndërsa është sekuestruar arma e ftohtë.

Gjithashtu, Policia e Vlorës ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•D. S., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tip “Kama”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Kama”, shtetasi B. D., 54 vjeç dhe dy pasagjerët, shtetasit G. D., 15 vjeç dhe R. D., 54 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën;

•A. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI