Flash

Zjarret në vend/ Mbeten problem vatrat aktive në Majën e Rrunës dhe Fushë-Arrëz

Lapsi.al 21 August 2021
Zjarret në vend/ Mbeten problem vatrat aktive në Majën e

Situata me zjarret në veri të vendit vazhdon të jetë problematike. Në njësinë administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë Arrëz, zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri është ndërhyrë me një helikopter, ndërsa nga toka po punojne Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë, punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.

Në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë ushtria, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakeve. Zjarri ka përfshirë edhe parkun natyror Korab-Koritnik, e cila është zonë e mbrojtur. Sipas raportimeve flakët janë nën kontroll dhe po mbahen në monitorim nga shërbimi pyjor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI