Flash

Në kërkim ndërkombëtar, i riu kapet në Portin e Durrësit

Lapsi.al 21 August 2021
Në kërkim ndërkombëtar, i riu kapet në Portin e

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Sikurse njofton policia e Durrësit është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut, një 32-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

“Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.”, njofton policia.

Të këshilluara

Sherr në plazh, qëllohet me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë këtë të premte në vendin e quajtur “Plazhi i ri” në Sarandë. I lënduari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Ti...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI