Flash

Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë

Lapsi.al 20 August 2021
Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken është konsultuar me kryeminsitrin Edi Rama në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit bëri të ditur përmes një njoftimi të shkurtër për mediat se Blinken falënderoi Ramën për ofertën e bërë.

“Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.

Në një prononcim për një gazetë italiane gjatë të enjtes, Rama tha se Shqipëria do të merrte 2-3 mijë afganë, të paktën 1000 prej të cilëve pritet të mbërrijnë këtë javë në vendin tonë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë republikën e Shqipërisë. Por duke ju afruar mesditës vranësirast shfaqen fillimisht në zonat veriore d...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI