Flash

BBC: Amerikanët të zhgënjyer për Afganistanin, Bidenit i bie mbështetja në 49%

Lapsi.al 20 August 2021
BBC: Amerikanët të zhgënjyer për Afganistanin, Bidenit i bie

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një deklaratë këtë të premte për situatën në Afganistan. Në një moment ai u tregua emocional kur tha se “nuk kishte njeri që të mos shihte fotot e aeroportit të Kabulit dhe të mos ndiente dhimbje”.

Ai po u referohej imazheve të tmerrshme të njerëzve që përpiqeshin të iknin nga Afganistani.

BBC nënvizon në një koment se deklarata e tij tingëllojnë si Biden i vjetër, lideri i cili ishte i njohur për ndjeshmërinë e tij.

Kjo deklaratë e sotme ishte ndryshe nga ato që ai bëri në fillim të javës, kur mbajti një ton sfidues në lidhje me vendimin e tij për të tërhequr trupat ushtarake.

“Amerikanët janë tmerruar nga pasojat e vendimit të tij dhe mënyra se si ai është përpjekur të mbrojë veprimet e tij.

Votuesit - si demokratët ashtu edhe republikanët - pyesin për strategjinë e tij dhe nuk e pëlqejnë mënyrën se si ai fajësoi të tjerët, qoftë Donald Trump apo ushtrinë afgane për katastrofën.

Vlerësimi i miratimit të tij tani është në pikën e tij më të ulët që nga marrja e detyrës, me 49% u raportua në një sondazh të bërë nga “FiveThirtyEight”, duke treguar se shumë njerëz kanë dyshime në lidhje me udhëheqjen e tij.

Njeriu në Shtëpinë e Bardhë, thonë ata, nuk është ai që ata mendonin se e njihnin. Presidenti po përpiqet t'i fitojë përsëri, por për shumë njerëz, përpjekjet e tij janë shumë pak dhe shumë vonë”- shkruan BBC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI