Flash

Qëlloi në ajër dhe kanosi me armë bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 19 August 2021
Qëlloi në ajër dhe kanosi me armë bashkëshorten e

Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje, pasi një 41-vjeçar, ka qëlluar në ajër dhe ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij duke rrezikuar jetën edhe të familjarëve të saj. Policia ka arrestuar në flagrancë, 41 vjeçarin Arben Hoxha, banues në fshatin Rranze të Krujës. Sipas policisë, Hoxha ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendi...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI