Flash

Afganët mbërrijnë sot në vendin tonë, ngrihen tendat në Rinas për kontrollin mjekësor të tyre

Lapsi.al 18 August 2021
Afganët mbërrijnë sot në vendin tonë, ngrihen tendat

Grupi i parë me 300 afganë pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-18-at-10.26.49-AM.mp4"][/video]

Pas negociatave të bëra me SHBA-në, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët. Mësohet se shumë prej tyre do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti. Përveç Qytetit Studenti, një tjetër skenar është përfshirë edhe strehimin e një pjesë të tyre në disa hotele në qytetin bregdetar të Durrësit, edhe pse kapacitetet e strukturave akomoduese janë më të kufizuara për shkak të fluksit të turistëve.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe temperatura të larta vijojne të dominojnë në të gjithë republikën e shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të lër m...

07:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI