Flash

Kreu i kadastrës Lame sqaron: Godina historike "Sarajet" në proces shpronësimi

Lapsi.al 17 August 2021
Kreu i kadastrës Lame sqaron: Godina historike "Sarajet" në

Kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku iu vendos qëllimisht zjarri Sarajeve të Toptanëve në Tiranë. Teksa ka dhënë detaje për godinën historike, Lame ka thënë se në djeninë e tij Sarajet janë drejt fundit të procesit të shpronësimit.

Më tej ai shkruan se djegia e tyre mund të jetë parë si një mundësi e ndonjërit prej bashkëpronarëve që ka dashur që këtë hapësirë ta lërë për ndërtim, ku do të fitonte shumë më shumë, sesa nga shpronësimi.

"Që përpara rreth dy vjetësh, kur planifikoheshin projektet në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, m’u kërkua mendim nga Bashkia Tiranë për disa objekte që mund të shpronësoheshin për t’u vënë në dispozicion të qytetit si destinacione kulturore. Pa dashur të nxjerr sekrete të tjera, midis tyre ishte edhe objekti i njohur si Sarajet. I thashë Erionit që isha shumë entuziast për atë gjë dhe se isha gati për çdo kontribut që do kishin nevojë për t’i dhënë udhë këtij projekti.

Më pas, Bashkia së bashku me Qeverinë, filluan procedurat aspak të lehta për shpronësimin e kësaj godine. Them “aspak të lehta” se pronarët e godinës nuk besoj se do të ishin të kënaqur nga kjo zgjidhje. Ata do të kishin dashur që aty të ndërtohej dhe, fitimi që do të nxirrnin nga ndërtimi, ishte shumë më i madh sesa paratë që do të merrnin nga shpronësimi. E drejtë e tyre kjo, por nga ana tjetër edhe shoqëria ka të drejtën e ruajtjes së kujtesës historike. Procedurat e shpronësimit, me sa jam në dijeni, janë në fazën e përmbylljes së tyre dhe ndoshta nga dikush mundësia e djegjes është parë si mundësi të fundit për t’a ndërprerë këtë proces" thuhet ndër të tjera në postimin e Lames.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës s...

07:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI