Flash

Kim: Numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri nuk është vendosur ende, situata ndryshon nga momenti në moment

Lapsi.al 17 August 2021
Kim: Numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri

Teksa priten të mbërrijnë shtetasit afganë për t'u strehuar në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim zhvilloi një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Ambasadorja amerikane në vendin tonë tha se nuk ka një numër konkret të personave që do të vijnë pasi situata po ndryshon me shpejtësi. Në një deklaratë për mediat, ajo vlerësoi Shqipërinë për mikpritjen dhe duke kujtuar dhe ikjet masive të shqiptarëve në vitet 90’.

"Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kut ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Detajet nuk janë vendosur ende, por të ardhme do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linajve ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”, tha ambasadorja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës s...

07:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI