Flash

Strehimi i afganëve/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre

Lapsi.al 16 August 2021
Strehimi i afganëve/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria

Shqipëria ka filluar përgatitjet për pritjen e qindra afganëve, pasi talebanët morën nën zotërim Afganistanin. Një ditë pasi Shqipëria dha aprovimin zyrtar për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e 350 persona të parë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. teksa ka shpërndarë reagimin e DASH Xhaçka thekson se ne qëndrojmë krah për krah aleatit tonë.

“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.

Të këshilluara

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Oret e para te dites do te jene me kthjellime ne ultësirën perendimore, ndersa kalime te pakta vranesirash do te kete pergjate zonave malore. Po...

07:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI