Flash

1 128 raste të reja me Covid-19 e tre humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 13 August 2021
1 128 raste të reja me Covid-19 e tre humbje jete në 24 orët e

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 1.128 raste të reja me koronavirus nga 6,784 testime të kryera. Po ashtu, autoritet në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe tre qytetarë të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe 46  janë shëruar persona. Kurse, numri total i rasteve aktive në vend është 5.493.

“13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493", njofton IKSHPK.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Sipas MeteoAlb pjesën e parë të ditës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Ndërsa mesdita thekson vranësirat përkohësisht në zo...

08:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI