Flash

Udhëtim në qytezën italiane në Sirakuza, me temperaturën rekord 48.8 gradë celcius

Lapsi.al 12 August 2021
Udhëtim në qytezën italiane në Sirakuza, me

Një termometër i Shërbimit Informues Meteorologjik të Siçilisë regjistroi temperaturën e 48.8 gradë celcius pranë komunës së Sirakuzës. Nëse të dhënat verifikohen të sakta pas analizave, ky do të jetë i nxehti rekord i regjistruar ndonjëherë në Europë, më shumë se në Athinën e vitit 1977 apo të një qyteze tjetër në Itali, në Katenanuova në vitin 1999.

Temperatura u regjistrua në qytezën e Floridia (në foto një prezantim i shkurtër i qendrës së qytezës siçiliane) dhe do të analizohet, nëse vërtet është një rekord i ri europian. Gjithnjë në Siçili, dje u kapën 47.4 gradë celcius në një qytezë tjetër, ndërsa temperaturat mbi 45 gradë celcius ishin të zakonshmne në të gjithë krahinën.

Sipas një koloneli të Aeronautikës Ushtarake të Shërbimit Meteorologjik të Italisë, Guido Guidi për momentin është e vështirë të përcaktohet nëse temperatura e regjistruar në disa stacione ka arritur vërtet nivelin e 48.8 gradëve.

Një nga stacionet që sinjalizuan vlerën prej 48.8 gradësh në Floridia, ishte ai i Shërbimit Informues të Siçilisë. Rekord apo jo, vlerat e shënuara janë një dëshmi e valës intensive të të nxehtit që ka goditur Italinë me temperature përvëluese, veçantërisht në Jug të vendit.

Pikërisht për këtë, qendra e qytezës ku jetojnë rreth 20 mijë banorë boshatiset në orët më të nxehta të ditës.

Por 11 Gushti, nuk ishte dita e vetme me temperatura përvëluese. “Në 29 Korrik ishim në 44 gradë, të nesërmen 47 gradë” thotë kryebashkiaku i qytezës, Marko Cariani, 24 vjeç për Corriere della Sera.

Në anën tjetër, një anticiklon i pagëzuar si Luçiferi nga meteorologët nuk ndalet. Në orët e ardhshme, rekordi (nëse konfirmohet) mund të rrëzohet sërish sepse në Siçilinë jug-lindore temperaturat mund të shkojnë deri në 49-50 gradë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI