Flash

Kultivonin kanabis në pyll, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Gramsh

Lapsi.al 12 August 2021
Kultivonin kanabis në pyll, shpallen në kërkim dy

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi kultivonin kanabis në Gramsh. Policia ka kontrolluar territorin dhe ka evidentuar bimët narkotike në zonën e pyllëzuar në fshatin Gribë.

Tashmë 30-vjeçari F.S, dhe 27-vjeçari A.S, janë në kërkim dhe Policia po punon për kapjen e tyre.

 

 "Shpallen në kërkim 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, Gramsh.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim policor shtetasit F. S., 30 vjeç dhe A. S., 27 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi

Në Greqi prej javësh tashmë vijon beteja me zjarret. Mediat Helene shkruajnë se ndërhyrjet po bëhen si nga toka dhe ajri në zonat e Gortynias dhe rrethinat e...

13:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI