Flash

Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe dogji barishte e kullota, procedohet gruaja në Shëngjin

Lapsi.al 10 August 2021
Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe dogji barishte e kullota,

Një grua është proceduar penalisht si zjarrvënëse në Ishull të Shëngjinit. Ajo ndezi zjarr në oborrin e banesës, por flakët u përhapën duke djegur sipërfaqe me barishte e kullota.

Ndërkohë një 40-vjeçar i arrestua në rrugën Shëngjin-Lezhë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Ai rezultoi se ishte i dehur.

"Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, procedohet penalisht 1 shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. P., 40 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, rrugën Shëngjin-Lezhë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Gjatë verifikimit të kryer nga shërbimet e Policisë, rezultoi se 40-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/ l.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin. Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI