Flash

Evidentohen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, 2 të proceduar në Elbasan

Lapsi.al 10 August 2021
Evidentohen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, 2

Evidentohen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, ndërkohë që janë proceduar penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin me inicialet O. C., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasin me inicialet I. R., 60 vjeç, banues në Gramsh pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një iPad në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI