Flash

“Basha ka kërkuar fakte”/ Berisha për Kim: Rruga e vetme që shqiptarët të mos hanë bar është transparenca

Lapsi.al 5 August 2021
“Basha ka kërkuar fakte”/ Berisha për Kim: Rruga e vetme

Ish kryeministri Berisha në një konferencë të zhvilluar për mediat i është përgjigjur deklaratave të ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila kërkoi distancimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga  ish-kryeministri. Berisha theksoi se në asnjë moment nuk po mbron veten e tij, por disa parime jetike që qytetarët te jenë të lirë.

Duke komentuar deklaratat e ambasadores Kim, Berisha tha se ajo e përdori jo rastësisht “dogmën e barit”. Për Berishën, Kim nuk mund të vendose se kush duhet të qëndrojë dhe kush jo në Parlamentin shqiptar, ndërsa u shpreh se diktatura dhe bari janë një binom i pandarë. Kujtojmë se  ambasadorja Yuri Kim u shpreh përpara disa ditësh kundër hyrjes së ish-kryeministrit Berisha në Kuvend duke thënë se “do të ishte tragjike në PD do të hante bar për hir të Berishës.”

Më tej theksoi se rruga që ka ndjekur ai është që transparenca dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të mos hanë barë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI