Flash

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e Buxhetit”: Shkel Kushtetutën

Lapsi.al 4 August 2021
Meta kthen në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e Buxhetit”:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer ditën e sotme në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, teksa arsyeton se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik. Sipas Presidentit Meta akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ndër të tjera Kreut të Shtetit, shprehet se cilado vendimmarrje me justifikimin se merret në kushtet e nevojës dhe urgjencës, tashmë, është thjesht praktikë e nxjerrjes dhe miratimit pa ndonjë kontroll objektiv dhe efektiv të akteve normative me fuqinë e ligjit. Sipas Metës, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencën e saj se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

"Ndërkohë që në rastin konkret, ndryshimet e propozuara dhe të miratuara përmes Aktit Normativ nr. 25, datë 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave, nuk përligjen me ndonjë nevojë, e aq më pak urgjencë”, thekson Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI