Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Vuçiç përçan diplomacinë e Tiranës me atë të Prishtinës

Lapsi.al 23 July 2021
Vuçiç përçan diplomacinë e Tiranës me
Ndonëse publikisht përbetohen për rakordim të përbashkët në diplomaci, sidomos kur vjen fjala për qëndrimin ndaj Serbisë, Tirana dhe Prishtina duken më larg se kurrë njëra-tjetrës. Dhe kjo është parë sidomos në takimet e njëpasnjëshme që kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Fillimisht ishte Albin Kurti ai që u takua në Bruksel me kreun serb të shtetit, në raundin e dytë të përpjekjeve për rivendosjen e dialogut. Kurti i kujtoi bashkëbiseduesit të tij gjenocidin sistematik ndaj shqiptarëve, vendosjen si prioritet të viktimave të pagjetura të luftës, si dhe këmbënguli në idenë e tij për të nënshkruar një marëveshje paqe dhe mossulmimi mes dy vendeve. Ashtu sikurse pranuan të gjitha palët takimi shkoi si mos më keq. “Takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit”, komentoi radioja gjermane Deutche Welle. Ndërsa Vuçiç duke folur për mediat serbe u shpreh se "këto bisedime nuk janë të vështira, por të tmerrshme”. Ai tha se pala kosovare është e orientuar nga e kaluara ndërsa, ajo serbe nga e ardhmja. Lexo me tej: Intervista në Le Monde/ Albin Kurti tregon se ç’bisedoi me Makronin për Kosovën Por tre ditë më pas në takimin mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen) nuk u pa asnjë notë e tillë. Ndonëse Vuçiç kërcënoi sërish se “nëse dikush e njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”, kryeministri shqiptar nuk foli asnjë fjalë.

Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiç me Erdogan

Rama u mjaftua ta kalonte në heshtje këtë takim i cili me sa duket shkoi në paqe të plotë. Madje ai mund të quhet edhe i frytshëm pasi u informua që palët do të takohen përsëri në datat 28-29 korrik, ku pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Kryeministri i Kosovës dërgon në kancelaritë ndërkombëtare provat se presidenti i Serbisë është antishqiptar i papenduar për krimet e të shkuarës. Kryeministri i Shqipërisë dërgon në kancelaritë botërore mesazhin se presidenti i Serbisë është partner i pranueshëm për shqiptarët”, i komentoi këto dy ngjarje zyrtari i Vetëvendosjes Arbër Zaimi.

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

Këto qëndrime tëdyfishta bëhen në një kohë kur roli i Serbisë është shqetësues edhe për analistë që e njohin mirë Ballkanin. Amerikani Daniel Serwer e konsideroi sërish Serbinë e Vuçiçit rrezik për rajonin dhe i bëri thirrje ShBA, BE dhe NATO-s që të reagojnë. E në këtë sfond nuk mund të mos bëjë përshtypje fakti se dy shtetet shqiptare po ndjekin politika kaq të ndryshme ndaj Beogradit. Prishtina:luftarake, Tirana: vllazërore. Nëse të dyja së bashku nuk e kanë gabim, për faktin se nuk arrijnë të koordinohen, me siguri së paku njëra është në rrugë të shtrembër në qasjen që ka zgjedhur ndaj Aleksandar Vuçiçit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI