Flash

Rritja e rasteve/ Manastirliu: Jemi të shqetësuar nga rreziku i Deltës, vaksinohu

Lapsi.al 21 July 2021
Rritja e rasteve/ Manastirliu: Jemi të shqetësuar nga rreziku i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid19, pasi sipas saj, vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.

Duke folur për rrezikun e përhapjes të variantit Delta, Manastirliu tha se është një moment për ndërgjegjësim, pasi vaksinimi nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave shëndetësore, por edhe qytetarëve.

"Jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve, më pas sjell edhe rritje të hospitalizimeve e dhe kjo do të thotë që ne duhet të rrisim shumë vaksinimin, në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht që atë që ne nuk e duam, që janë fatalitetet. Ndaj pa asnjë hezitim, ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të mos e lënë për nesër vaksinën, të mos neglizhojnë në kryerjen e vaksinës sepse është jetëshpëtuese dhe na mbron të gjithëve”, tha Manastirliu.

 

Të këshilluara

Një 53-vjeçar gjendet i pajetë në Kurbin

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në Kurbin. Policia bën me dije se mbrëmjen e së martës në Fushë Gjormë, Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI