Flash

Nis sot java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, ministrja Manastirliu apelon qytetarët të imunizohen

Lapsi.al 19 July 2021
Nis sot java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18

Nga sot do të nisë në vendin tonë java e hapur e vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç në Shqipëri. Çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit, mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend. Vendim për javën e vaksinimit të hapur u mor nga Ministria e Shëndetësisë, pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac,

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që çdo qytetar që i përket kësaj grupmoshe të drejtohet në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi në vend.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik", shkruan Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI