Flash

Kërkojnë të hiqet fasha orare për muzikën/ Pronarët në Lungomare marrin vendimin, “kyçin” bizneseve për 24 orë (VIDEO)

Lapsi.al 19 July 2021
Kërkojnë të hiqet fasha orare për muzikën/

Pas protestës simbolike me himnin kombëtar në sfond, pronarët e 90 bizneseve në Lungomaren e Vlorës kanë marrë vendimin që të mbyllen që prej orës 8 të mëngjesit deri ditën e nesërme në shenjë proteste për të ndryshuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik. Paraditen e sotme pronarët kanë kyçur bizneset duke kërkuar shtyrjen e orës policore dhe lejimin e muzikës pas orës 22:00 të mbrëmjes.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-19-at-11.26.06-AM.mp4"][/video]

Në mbrëmje kanë paralajmëruar se do të ndezin qirinj përgjatë lokaleve dhe do të vendosin tabela me shkrime kundër fashës së orarit 22:00. Duke qenë se ka nisur sezoni turistik, ata kërkojnë që të ushtrojnë aktivitetin e biznesit edhe pas mesnatës për të gjithë pushuesit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-19-at-11.26.07-AM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-19-at-11.26.07-AM-1.mp4"][/video]

Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një aksion policor pasi bizneset në zonën e Lungomares vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli katër të shoqëruar, mes tyre edhe një grua. Një prej punonjësve të policisë shoqëroi administratoren e një lokali në Lungomare duke e futur me forcë në furgon. Në video mund të shihet se si punonjës të policisë tërheqin gruan që proteston me ulërima.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-19-at-11.26.06-AM-1.mp4"][/video]

Menjëherë pas këtij aksioni, pronarët dhe administratorët e lokaleve iu drejtuan drejtorisë së policisë duke protestuar për lirimin e të shoqëruarve. Policia vendosi të lirojë të shoqëruarit rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka ndryshim vendimi për kërkesat e tyre.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI