Flash

2 milionë llogari në WhatsApp bllokohen në Indi

Lapsi.al 17 July 2021
2 milionë llogari në WhatsApp bllokohen në Indi

WhatsApp ka njoftuar se bllokoi mbi 2 milionë llogari në Indi në muajt maj dhe qershor për shkelje të rregullave. 95% e këtyre përdoruesve u bllokuan për kalimin e numrit të herëve që mund të bëhen “forward” mesazhet në Indi.

India është tregu më i madh i WhatsApp me rreth 400 milionë përdorues.

WhatsApp tha se fokusi i tij kryesor ka qenë parandalimi i llogarive në Indi nga dërgimi i mesazheve të dëmshme ose të padëshiruara. Duke përdorur teknologjinë e përparuar, WhatsApp thuhet se ndalon afër tetë milionë llogari në të gjithë botën çdo muaj.

Dy milionë llogari që dërgojnë një "shkallë të lartë dhe anormale të mesazheve" u ndaluan vetëm në Indi midis 15 majit dhe 15 qershorit. Shërbimi e identifikon një llogari indiane përmes prefiksit +91 (kodi i vendit).

WhatsApp shpesh bëhet fokusi i diskutimeve mbi përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në Indi. Lajme dhe mashtrime të tilla të rreme u përcillen dhjetëra mijëra përdoruesve në orë dhe është praktikisht e pamundur të mbahen nën kontroll. Madje ka ndodhur edhe që mesazhet dhe videot që qarkullojnë kanë nxitur dhunë në Indi, duke çuar edhe në vdekje.

Të këshilluara

Microsoft po rikthen dhe njëherë Clippy-n

Clippy nuk ka pasur një jetë të lehtë. Asistenti virtual portretizues por polarizues i Microsoft u shfaq për herë të parë në Windows 97 si një kapëse e vogël le...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI