Flash

Shtoni këtë superushqim në dietën tuaj për të ndihmuar në menaxhimin e peshës dhe uljen e presionit të gjakut

Lapsi.al 14 July 2021
Shtoni këtë superushqim në dietën tuaj për të

Ngrënia e të paktën tre racioneve të drithërave në ditë mund të mbajë nën kontroll peshën tuaj, presionin e gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak, sipas një studim i ri.

"Të hash ushqime me drithwra të plota si pjesë e një diete të shëndetshme sjell përfitime shëndetësore përtej që ndihmon të humbasim ose të mbajmë peshë standarte", tha Nicola McKeown, një shkencëtar në ekipin e epidemiologjisë ushqyese në Qendrën e Kërkimit të Ushqimit Njerëzor Jean Mayer USDA mbi plakjen në Universitetin Tufts.

"Këto të dhëna sugjerojnë që njerëzit që hanë më shumë drithëra janë më të aftë të mbajnë sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut me kalimin e kohës," tha McKeown. "Menaxhimi i këtyre faktorëve të rrezikut teksa plakemi mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës."

Në studimin, botuar të martën në The Journal of Nutrition, studiuesit ndoqën 3,100 njerëz në të 50-at e tyre në intervale të rregullta katër-vjeçare për 18 vjet, duke lejuar kështu studiuesit të gjurmonin ndryshimet në zakonet e të ngrënit me kalimin e kohës.

Krahasuar me njerëzit që hëngrën më pak se gjysmën e racioneve të drithërave, njerëzit që hëngrën tre ose më shumë racione çdo ditë me kalimin e kohës kishin një rritje mesatare në madhësinë e belit dhe një rënie më të madhe në nivelet e triglicerideve gjatë secilës periudhe kater vjecare.

Një racion i vetëm me drithëra është një fetë bukë me drithëra, ose një gjysmë filxhani tërshëre.

Përveç kësaj, rritjet mesatare të niveleve të sheqerit në gjak dhe presionit sistolik të gjakut (numri kryesor, i cili mat forcën që ushtron zemra juaj në muret e arterieve sa herë që rreh) ishin gjithashtu më të ulëta tek njerëzit që hanin më shumë drithëra, pavarësisht nga ndonjë rritje në madhësinë e belit .

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Si të merni ngjyrë pa dëmtuar lëkurën

Le ta sqarojmë që në fillim: Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme, ose së paku jo aq e shëndetshme sa lëkura normale. Megjithatë, shumë njerëz e pë...

16:49

'Rick and Morty' vjen me një sezon të ri

Një vit pas Sezonit 4, "Rick and Morty" rikthehet swrish me Sezonin e 5-tw. Nemesi i Rick Z. Nimbus është kthyer në "Darka e Mortit Rick Andre", një interpre...

12:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI