Flash

Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi. Si është e vërteta

Lapsi.al 9 July 2021
Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi. Si është e

Disa gra, përdoruese të TikTokut, kanë shpërndarë video në platformë duke pretenduar se pasi kanë kryer vaksinën e Pfizer ose Moderna-n, kanë vënë re se gjinjtë e tyre janë më të mëdhenj. Kjo ka çuar në përhapjen e informacionit të gabuar se vaksina e Pfizer ose ajo Moderna zmadhojnë gjoksin.

Ekspertët thonë se në këto raste, kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

Vaksinat që mërdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën "spike", gjë që aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.

Anabel/Burimet: Shoqata Amerikane e Kancerit, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

Të këshilluara

Si të merni ngjyrë pa dëmtuar lëkurën

Le ta sqarojmë që në fillim: Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme, ose së paku jo aq e shëndetshme sa lëkura normale. Megjithatë, shumë njerëz e pë...

16:49

'Rick and Morty' vjen me një sezon të ri

Një vit pas Sezonit 4, "Rick and Morty" rikthehet swrish me Sezonin e 5-tw. Nemesi i Rick Z. Nimbus është kthyer në "Darka e Mortit Rick Andre", një interpre...

12:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI