Flash

Gara për FSHF/ Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit të ndeshjeve

Lapsi.al 8 July 2021
Gara për FSHF/ Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i befasoi të gjithë kur në kulmin e audiencës së ndeshjes gjysëm finale Angli- Danimarkë, kur njoftoi nga Wembley (foto poshte dje nga momenti kur dha lajmin) largimin e tij përfundimtar nga profesioni që e ushtron prej më shumë se 30 vjetësh.

Peut être une image de Dritan Shakohoxha, position assise et position debout

Pas këtij lajmi, lapsi.al arriti të mësojë se cila mund të ishte arsyeja e fortë që e detyroi gazetarin të "braktisë" atë që ai e cilësoi si dashurinë e madhe të jetës së tij.

Ndonëse deri më tani nuk ishte bërë publike, redaksia e lapsi.al zbuloi se Dritan Shakohoxha do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, post që aktualisht mbahet nga Armando Duka.

Lexo me tej:

Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë konkurrim, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet kështu për fushatën e fillimvitit të ardhshëm. Ai do të sfidojë në këtë garë, Armando Dukën, i cili e drejton FSHF prej pese mandatesh. E veçantë për këtë garë do të jetë fakti, se Shakohoxha, ndryshe nga rivalët e mëparshëm të Dukës, nuk ka ndonjë përkatësi sportive apo politike.

Kështu që, siç do të thoshte edhe vetë komentatori, deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, "mbani frymën miq" për të mësuar fituesin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI