Flash

Studimi/ Lajmet e Tv Klan dyfishin e audiencës së Top Channel

Lapsi.al 10 June 2021
Studimi/ Lajmet e Tv Klan dyfishin e audiencës së Top Channel

Një studim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, që i kushtohet cilësisë së lajmeve të transmetuesve televizivë shqiptarë, ka analizuar se pavarësisht numrit të madh të kanaleve televizivë në Shqipëri, prirja e publikut është për të ndjekur informacionet kryesore në vetëm dy- tre prej tyre. Sipas studimit, rezulton se nga të anketuarit, 63.5% e tyre parapëlqejnë t'i ndjekin edicionet qëndrore të lajmeve kryesisht në dy televizionet komerciale kombëtare dhe gjeneraliste sikurse janë Tv Klan dhe Top Channel.

Në mes të këtyre të anketuarve, lajmet e Tv Klan tërheqin pothuajse dy herë më shumë parapëlqime audiencash se sa ato të transmetuara në Top Channel.

Ky studim, i udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Prof. Asoc. Mark Marku, në 150 faqet e tij analizon jo vetëm audiencat televizive por edhe cilësinë e informacionet në vitet e fundit në Shqipëri, tek transemtuesit kryesorë televizivë. Puna e departamentit të Gazetarisë, është mbështetur nga AMA si dhe nga një grup institutesh dhe universitetesh europiane. Në grupin e kërkimit shkencor prej 12 personash, që kanë bërë të mundur këtë studim, janë emra të njohur në fushën e gazetarisë si Jonila Godole, Iris Luarasi, Zylyftar Bregu, Raimonda Nelku, etj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI