Flash

Del autopsia/ Ish-shefi i antidrogës u vra me një plumb në kokë

Lapsi.al 10 June 2021
Del autopsia/ Ish-shefi i antidrogës u vra me një plumb në

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-shefi i Antidrogës, Rudolf Elezoviç. Një ditë pas gjetjes së turpit të tij në Ulqin, autopsia ka konfirmuar se ai është vrarë me 1 plumb në kokë. Sipas mediave të huaja, autopsia ka treguar se ai është vetëvrarë para 10 ditësh, pra vetëm disa ditë pasi është zhdukur. Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, vetëm 13 ditë pasi kishte humbur gjurmët dhe kontaktet me familje,. Elezoviç, u zhduk më 27 maj të këtij viti dhe ishte gruaja e tij, ajo që raportoi në lidhje me humbjen tij. Mediat lokale kanë raportuar se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.  Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI