Flash

Albin Kurti ndalet në Prizren gjatë rrugës për në Tiranë: Busulla jonë historike na tregon udhën e mbarë

Lapsi.al 10 June 2021
Albin Kurti ndalet në Prizren gjatë rrugës për në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi këtë të enjte Tiranën, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, datë kjo që përkon edhe me mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pak para nisjes drejt Shqipërisë, Kurti është ndalur në Prizren, për të nderuar të gjithë veprimtarët e kësaj dite, që u bënë bashkë për të mbrojtur njerëzit dhe Atdheun.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Ai përcolli mesazhin e qartë se busulla historike, tregon udhën e mbarë.

“Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e pasur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI