Flash

Aksidenti i frikshëm në Tiranë, vajza e plagosur është shtatzënë (Detajet)

Lapsi.al 10 June 2021
Aksidenti i frikshëm në Tiranë, vajza e plagosur është

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Porcelanit” në Tiranë. 30-vjeçarja e cila mbeti e plagosur është shtatzënë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku po merr shërbim mjekësor. Policia ka arrestuar 19-vjeçarin i cili drejtonte makinën tip “Benz”. Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur dhe vajzën 30-vjeçare. Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si dhe rruga e lagësht.

Njoftimi paraprak i policise

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI