Flash

Kujt i drejtohet Yuri Kim: SHBA, e vendosur kundër të korruptuarve

Lapsi.al 9 June 2021
Kujt i drejtohet Yuri Kim: SHBA, e vendosur kundër të korruptuarve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken që sqaronte vendimin e Presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurisë dhe hyrjen në SHBA të personave nga Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë. Kim thotë se SHBA-të janë të përkushtuar për të luftuar pandëshkueshmërinë. “Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm…" – veçon Kim nga deklarata e Blinken. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI