Flash

Rama jep leksione si duhet të zgjidhet konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 8 June 2021
Rama jep leksione si duhet të zgjidhet konflikti mes Bullgarisë dhe

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Serbia të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, kjo duhet të kishte ndodhur më parë, pasi çdo ditë që kalon është vonë.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, cdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë çka është gjëja e duhur për tu bërë, por shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave njohja e ndërsjellë do të vijë më herët sesa vonë”, - tha Rama gjatë një konference me homologun bullgar në Sofje.

Sa i takon qëndrimit të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se Shqipëria është mes dy vendeve mike. Ai u shpreh i gatshëm për të ndihmuar, por tha se në fund duhet të jenë vetë dy vendet për të zgjidhur situatën.

“Qëndrimi ynë si Shqipëri është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Jemi mes dy miqve që s’kanë të bëjnë me ne. Por gjërat janë këto që janë dhe procesi është i ndërtuar në një mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu sic është. Nuk jemi këtu për të mbajtur anë.

Jemi thjesht duke shpresuar dhe mbështetur faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja, ne jemi gati të ndihmojmë, por ndihma jona është thjesht të themi ju lutemi flisni, komunikoni, sepse këto çështje mund të bëhen më të ndërlikuara.

Sa më shumë të flasësh për ta aq më shumë ndërlikohen nëse nuk ka vullnet të përbashkët për ta zgjidhur dhe për të shtrënguar duart, jo nëpërmjet palëve të treta. BE po bën një purine të jashtëzakonshme, por në fund i takon bullgarëve dhe Maqedonisë se Veriut që të dalin bashkë nga kjo situatë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI