Flash

Kuvendi vendos nesër shkarkimin, zbulohet lëvizja e Metës

Lapsi.al 8 June 2021
Kuvendi vendos nesër shkarkimin, zbulohet lëvizja e Metës

Të mërkurën Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Për të larguar Ilir Metën nga Presidenca duhen 94 vota jtë cilat duket se do t’i plotësojë me atë që njihet si “opozita parlamentare”.

Seanca parashikon 3 orë debat dhe më pas votimin e fshehtë, jo me elektronikë, por me kuti.

ABC raporton se Kuvendi i ka kërkuar Presidentit që të jetë i pranishëm në seancën e së mërkurës, por kreu i shtetit nuk ka pranuar duke e cilësuar “një gjyq publik pa të drejtë fjale dhe vetëm për të qëndruar për të dëgjuar”.

Meta akuzohet nga socialistët për ashpërsimin e klimës parazgjedhore, konfliktin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe braktisjen e rolit të simbolit të unitetit kombëtar, mbi palët duke bërë fushatë për opozitën kundër qeverisë.

Nëse Kuvendi nesër miraton shkarkimin, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë kryetari i shtetit pasi vendimin final e merr gjykata Kushtetuese. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI