Flash

E vrau gruan për xhelozi? Kunati jep versionin për krimin në Librazhd

Lapsi.al 8 June 2021
E vrau gruan për xhelozi? Kunati jep versionin për krimin në

Fatmir Faqolli, kunati i Qemal Bicit, i cili një ditë më parë vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten ka treguar si ka ndodhur krimi i rëndë në familje. Ai shprehet i habitur për vrasjen, pasi thotë se çifti nuk ka pasur asnjë konflikt.

Fatmir Faqolli shprehet se Qemal dhe Menturie Bici kishin 35 vite martesë, ndërsa hedh poshtë pretendimet se mund te kenë pasur konflikte për shkak të xhelozisë.

“Jo, s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam. Ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë”, tha kunati i Qemal Bicit për Tv Klan.

Fatmir Faqolli tregon edhe si e mori vesh lajmin: “Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm”.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen të hënës, 7 qershor, ku Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij, Menturie Bici dhe më pas vari veten në një pemë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI