Flash

Agron Shehaj për takimin me Juri Kim: Sulmet nga njerëz të Bashës!

Lapsi.al 8 June 2021
Agron Shehaj për takimin me Juri Kim: Sulmet nga njerëz të

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha:

Zëri i Amerikës: Pas publikimit tuaj në Facebook mbi takimin me ambasadoren amerikane pati një valë kritikash në komentet mbi këtë takim. A i druheni një fryme antiamerikane në PD, pas vendimit ndaj zoti Berisha?

Agron Shehaj: Eshtë e sigurtë që siç thashë, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit ka lënduar shumë demokratë. Dhe isha i vetdijshëm se bërja publike e atij takimi, do të kishte reagime. Isha i vetdijshëm për këtë. Por vendimet politike që unë marr, nuk shohin vetëm efektet e menjëhershme, pavarësisht se ato mund të jenë negative për momentin. Por unë jam i bindur, se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë veçse në krah të SHBA-ve.

Nuk besoj se në PD ka rrezik të ketë një frymë antiamerikane. Kur u shpreha para disa ditësh në një intervistë, kam folur për një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, janë të jashtëm dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së. Po flasim për individë jashtë PD-së. Dhe nuk kam folur kurrë që brenda PD-së ka ndonjë rrezik të ndonjë fryme antiamerikane

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI