Flash

Tjetër grua e vrarë/ Historia tragjike e Diana Vukajt që u vra nga i vëllai në Shkodër

Lapsi.al 7 June 2021
Tjetër grua e vrarë/ Historia tragjike e Diana Vukajt që u vra

Vëllait të papunë i jepte 300 euro në muaj, por sërish ai e ka vrarë. Fundi tragjik i Diana Vukajt në Shkodër është zbuluar natën e kaluar, kur trupi i saj u gjet nga policia 3 ditë pasi ishte qëlluar me armë nga Fabian Vukaj, i vëllai.

Diana sapo ishte kthyer nga Gjermania ku qëndronte për të punuar dhe ishte përfshirë në një konflikt me Fabianin për çështje pronësie.

Fillimisht kanë qenë fqinjët e viktimës që dyshuan për zhdukjen e saj, pasi kishin ditë që nuk e kishin parë 58-vjeçaren në shtëpi, në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër. Në të njëjtën shtëpi jetonte edhe vëllai i saj. I pamartuar dhe i papunë, ai jetonte me paratë që i sillte e motra.

Dyshimet janë se 55-vjeçari kërkonte nga motra e tij paratë të cilat ajo i kishte ruajtur për mobilimin e një shtëpie në Velipojë. Fabiani ankohej se 300 eurot nuk mjaftonin, ndërkohë që shpesh konsumonte alkol apo luante kumar. Tre ditët e fundit, ndërsa trupi i pajetë i së motrës ishte në një nga dhomat e shtëpisë, ai kishte vazhduar rutinën e përditshme në përpjekje për të mos u zbuluar nga fqinjët. Ata treguan se e kishin parë të lëvizte me biçikletë apo të luante bilardo si zakonisht në lagje.

Policia e gjeti gruan e vdekur të shtrirë në krevat, ndërsa në dhomë u gjetën pistoleta dhe gëzhojat e plumbave me të cilën e kishte qëlluar Fabiani.

Diana Vukaj është e fundit nga një radhë e gjatë grash që humbin jetën nga familjarët apo të njohurit e tyre burra. Në datën 6 maj, shokoi historia e Liljana Buzos, e cila u vra me një breshëri plumbash nga bashkëshorti i saj Koço Buzo në dalje të Gjykatës së Elbasanit. Në 10 Prill, në Kavajë Bilbil Shirja rrahu dhe më pas dogji të gjallë bashkëshorten e tij Fëllënza Shirja, 45 vjeç.

Në Fier, Demokrat Medinaj vrau bashkëshorten e tij shtatzënë, Irvana Hyka, duke e goditur 31 herë me thikë, ndërsa natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, Përparim Tela vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI