Flash

Përplasja me Bullgarinë, opozita e Maqedonisë së Veriut paralajmëron protesta të përditshme në gjithë vendin

Lapsi.al 7 June 2021
Përplasja me Bullgarinë, opozita e Maqedonisë së Veriut

Opozita maqedonase nuk pret më zgjidhje për ngërçin e krijuar nga Bullgaria për negociatat me BE dhe do të hidhet në protesta.

Kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski ka deklaruar se protesta do të ketë ditë për ditë në 3 lokacione të ndryshme në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, qeveria e Zaev mban peng udhërrëfyesin e zgjidhjes së ngërrcit me Bullgarinë që vë në diskutim identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat, gjuhën maqedonase, luftën anti-fashiste, praktikisht të gjitha këto probleme që i përmban deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që do e kemi ne me BE-në. Problemi nga dypalësh, do të shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe BE-së”- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Të këshilluara

Sherr në Astir, plagoset 37-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Tiranë, në zonën e Astirit. Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta p...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI